Site icon Telegrafi

Qeveria e Kosovës ndan 400 mijë euro për furnizim me mjete mbrojtëse nga Coronavirusi

Qeveria e Kosovës ndau sot 400 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë për blerjen e mjeteve mbrojtëse nga Coronavirusi për punëtorët shëndetësor.

Në mbledhjen e Qeverisë u tha se kjo shumë e parave nevojitet për furnizim me mjete mbrojtëse për punëtorët shëndetësorë.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Veliu sot gjatë raportimit para Komisionit parlamentar për Shëndetësi ka deklaruar se në Kosovë ende nuk është konfirmuar asnjë rast i prekur me Coronavirus.

“Akoma nuk kemi asnjë rast të identifikuar dhe diagnostikuar me Coronavirus në vendin tonë”, ka deklaruar Vitia.

Ministri Vitia ka shtuar se Ministria e Shëndetësisë menjëherë pas shpalljes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për situatë epidemike pas përhapjes së coronavirust, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Vitia ka thënë se Ministra e Shëndetësisë ka siguruar menjëherë rreth 100 mijë doza të vaksinave, transmeton Telegrafi.

“Janë siguruar rreth 100 mijë doza të vaksinave. Masat e ndërmarra deri tash janë koordinuar me zyrën e OBSH-së në Kosovë”, ka thënë Vitia.

Vitia ka shtuar se kontrolle nga ana e stafit mjekësor po kryhen edhe në Aeroportin e Prishtinës dhe në pikat kufitare. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version