Site icon Telegrafi

Qeveria e Kosovës merr vendimin për fillimin e rinovimit të stadiumit “Adem Jashari”

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e radhës, në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar edhe vendimin për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari”.

Impianti në Mitrovicë tash e sa vite është në gjendje të keqe dhe nuk përdoret nga asnjë klub.

Edhe pse ishin investuar miliona euro para gjashtë vitesh dhe Kosova zhvilloi ndeshjen e parë ndërkombëtare aty ndaj Haitit (0-0), ai shumë shpejtë u shkatërrua.

Qeverisë e Kosovës para dy muajsh ndau 3,2 milionë euro për shpronësimin dhe rinovimin e stadiumit.

Sot ky vendim është aprovuar nga Qeveria e Kosovës dhe së shpejti pritet të fillojnë punimet.

“Vendimin Përfundimtar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Renovimi dhe Rikonfigurimi i Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version