Site icon Telegrafi

Qeveria e Kosovës merr vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë së Behgjet Pacollit për ‘Hotel Grand’

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të paguaj obligimet financiare prej 6.74 milionë euro ndaj kompanisë së Behgjet Pacollit “Mabco Constructions”, ashtu siç ka vendosur Gjykata e Arbitrazhit.

Këtë njoftim e ka dhënë Qeveria e Kosovës, pasi ka marrë vendimin në një mbledhje elektronike.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka ndarë mjetet financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit për rastin ICSID me Nr. ARB/17/25, Mabco Contructions” – thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Në komunikatën e Qeverisë nuk jepet detaje më shumë se sa është vlera që do t’i paguhet kompanisë së Pacollit.

Lexo po ashtu Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Ndërsa në vendimin e Qeverisë së Kosovës janë ndarë detaje se sa para do të jepen dhe për cilat pjesë do të paguhet.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguaj 6.74 milionë euro kompanisë.

5,311,560 euro do të paguhen në emër të dëmshpërblimit dhe kamatës.

367,9444 euro dhe 33,073 franga do të paguhen në emër të kostos së përfaqësimit.

1,104,312 dollarë do të paguhen në emër të kostos së arbitrazhit.

Exit mobile version