Site icon Telegrafi

Qeveria e Kosovës merr vendim që të ndërpritet transporti ndërurban në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur sonte ka marrë vendim të ndërpresë transportin ndër-urban në Kosovë.

Ky vendim është marrë pasi në Kosovë sot janë shënuar rastet e para me coronavirus.

Një 20 vjeçare nga Klina dhe një 77 vjeçar nga Vitia, e para shtetase italiane, ndërsa i dyti që kishte udhëtuar nga Italia për në Kosovë më 5 mars, janë të infektuarit e parë.

Lexo po ashtu Qeveria merr masa të reja, mbyll kafeteritë e qendrat tregtare

Qeveria e Kosovës ndër vendimet e tjera ka marrë vendim të ndërpresë transportin ndër-urban.

Vendimi numër 3 i qeverisë së Kosovës sonte thotë: “Ndërprerja me efekt të menjëhershëm e transportit ndër-urban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar.”

Pas konfirmimit të dy rasteve me coronavirus, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës, që të respektojnë masat e marra nga Qeveria e Kosovës.

Ai gjithashtu kërkoi që të mos paraqiten në Klinikën Infektive qytetarët edhe nëse kanë dyshime e simptoma të infektimit me këtë virus, por mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 038 200 80 800.

Exit mobile version