Site icon Telegrafi

Qeveria e Kosovës hap konkurs për drejtorë të bordeve të 10 ndërmarrjeve publike

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shpallur konkurs për drejtor të bordeve të dhjetë ndërmarrjeve publike.

Sipas njoftimit, kandidati për t’u zgjedhur drejtor i Bordit në Ndërmarrje Publike Qendrore duhet të ketë kualifikime dhe së paku pesë vjet përvojë pune.

“Një kandidat për t’u zgjedhur drejtor i Bordit në Ndërmarrje Publike Qendrore duhet të ketë kualifikime dhe përvojë pune sipas nenit 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike 03/L-087, dhe Neni 9 të Ligjit 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, përcjell Telegrafi.

Afati i konkursit është i hapur deri më 14 gusht 2020.

Në mesin e ndërmarrjeve është Telekomi i Kosovës, Posta e Kosovës, Korporata Elektroenergjitke e Kosovës, NPH Ibër Lepenc, Hekurudhat e Kosovës InfraKos, Kompania Rajonale e Ujësjellësit – Hidroregjioni Jugor, Kompania Rajonale e Ujësjellësit – Prishtina, Kompania Rajonale e Ujësjellësit – Radoniqi, Kompania Rajonale e Ujësjellësit – Mitrovica, Kompania Rajonale e Ujësjellësit – Hidromorava. /Telegrafi/

Exit mobile version