Site icon Telegrafi

Ndërtesa e Qeverisë mbulohet me flamur të madh falënderues për NATO-n

Sot mbushen 19 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Qeveria e Kosovës, në shenjë falënderimi në 19 vjetorin e fillimit të bombardimeve kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, në ndërtesën e saj ka vendosur një mbishkrim të madh ku është shkruar “Thank you NATO”.

Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike. /Telegrafi/

Exit mobile version