Telegrafi

Qeveria e Kosovës, e dështuar në luftën kundër korrupsionit

Përfaqësuesit e lëvizjes FOL, para ndërtesës së qeverisë së Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, shprehen pakënaqësitë e tyre dhe thanë se qeveria e Kosovës mund të numëroj vetëm dështimet e saja ndaj kësaj dukurie që tashme është shndërruar në një kancer të shoqërisë.
Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL tha se të gjitha raportet tregojnë që niveli i korrupsionit në të gjitha institucionet veçanërisht në gjyqësi janë në nivel alarmant, në të cilën qeveria e Kosovës do të duhej të ketë një shqetësim dhe një përkushtim të theksuar.

Ai tha se do të ndahen tre çmime institucioneve të Kosovës, duke filluar nga qeveria, gjyqësia etj.
Aktivistët e kësaj lëvizje hodhën kartona të kuq para ndërtesës së qeverisë për humbjen e kësaj lufte dhe fjalorin e saj të përditshëm, i cili nuk ka të bëjë me luftën konkrete ndaj korrupsionit.

Ata po ashtu do të hapin një dry për prokurorinë e Kosovës, e cila sipas tyre ka dështuar në hetimin e rasteve kundër korrupsionit. Zogaj tha se ky dry me fjalë të tjera do të epet nga qeveria që të ketë një influencë tek organi i akuzës, dhe ky organ me siguri do ta kryej punën e vet siç duhet.

Ai tha se nuk do të shfajësojnë organin e akuzës për neglizhencën ndaj këtij problemi të madh që ka Kosova. Ai tha po ashtu se do të vazhdojmë tek gjykata supreme e Kosovës, për të drejtuar shqetësimin tonë që kjo gjykatë nuk po arrin të krijoj një nivel të drejtësisë.

“Ne gjashtë organizatat të cilat unë përfaqësoj, shprehim një shqetësim të thellë që institucionet e Kosovës kanë dështuar në luftën kundër korrupsionit”, tha Zogaj.