Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për nismën e lidhjes së marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami kërkoi aprovimin e nismës për negociimin e marrëveshjes për eliminimin e tatimit të dyfishtë në të ardhurat dhe parandalimin e evazionit fiskal në mes të vende.
“Ne kemi nënshkruar deri më tani 16 marrëveshje të eliminimit të tatimit të dyfishtë me vende të ndryshme, ndër to kemi një marrëveshje nga viti 2017 edhe me Shqipërinë mirëpo gjatë zbatimit është parë që ka disa pengesa dhe disa nene janë më të vërtetë pengesë për zbatimin e tyre. Nivelet teknike, administratat e të dy vendeve kanë iniciuar që kjo marrëveshje duhet të plotësohet dhe ndryshohet në mënyrë që të inkorporohen praktikat më të mira tani të marrëveshjeve për eliminim të tatimit të dyfishtë, duke marrë para së në fund të shtatorit planifikojmë të kemi edhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive”, tha ajo.