Telegrafi

Qeveria e Katarit shpëton “Porsche”-në

Ankthi financiar i "Porsche"-së mund të përfundojë së shpejti, nëse realizohet paralajmërimi i Katarit për blerjen e 25 për qind të aksioneve të autoprodhuesit të lëkundur.

"Porsche" ka grumbulluar borxhe prej rreth nëntë miliardë eurosh, pas tentimit të pasuksesshëm për ta blerë gjigantin "Volkswagen". Ndonëse, "Porsche" hoqi dorë nga qëllimet që tërësisht ta blejë "Volkswagen"-in, në rrjedhë janë bisedimet për bashkimin e dy kompanive.

Njëherit, "Volkswagen" lajmëroi se qëndron prapa "Porsche"-s në negociatat e tyre me investitorin potencial nga Katari.