Site icon Telegrafi

Qeveria e ka shumicën, s’ka nevojë për zgjedhje

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz ka thënë se Kosova është në fazën e fundit për liberalizimin e vizave.

Në një intervistë për ‘Epokën e re’, ai tha se është e sigurt se procesi është ka fundi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që mos t’ia mësyjnë Hungarisë për të kërkuar azil.

Duke folur për hyrjen në fuqi të MSA-së, ai ka thënë se kjo marrëveshje është një fillim për rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Ambasadori Markusz ka thënë se Kosova dhe Hungaria kanë një bashkëpunim të shkëlqyer politik dhe ekonomik, por ka kërkuar që ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për situatën e fundit politike, për mospajtimet pozitë-opozitë.

Ai ka thënë se koalicioni qeverisës e ka shumicën në parlament dhe nuk ka arsye të shkohet në zgjedhje të parakohshme. /Telegrafi/

Exit mobile version