Site icon Telegrafi

Qeveria e El Salvador me masa të ashpra për të burgosurit, anëtarë të bandave – të lidhur u mbyllën në një zonë ku nuk hyn asnjë rreze dielli

Qeveria e El Salvador ka filluar mbylljen e dyerve dhe dritareve të qelive të burgut në të cilat mbahen anëtarët e bandave.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të hënën ministri i sigurisë, Osiris Luna, tha se “asnjë rreze e diellit” nuk do të hynte në qelitë e të burgosurve.

Bëhet e ditur se këto masa erdhën pasi më shumë se 50 njerëz u vranë gjatë fundjavës në vend.

Kështu Luna potencoi se masa ishte e nevojshme për të ndaluar valën e fundit të vrasjeve të lidhura me bandat në El Salvador.

Ai u shpreh se të burgosurit po i përçonin urdhrat nga brenda se kënd e dëshirojnë të vrarë. /Telegrafi/

Exit mobile version