Site icon Telegrafi

Qeveria e Britanisë dhe Abramovich gjejnë zgjidhje ligjore për Chelsean

Roman Abramovich dhe Qeveria e Britanisë së Madhe duket se më në fund kanë akordin për të lejuar shitjen e Chelseat.

Tashmë është bërë e ditur se Todd Boehly së bashku me parterët e tij kanë finalizuar bartjen e mjeteve te llogaria e qeverisë britanike, për të finalizuar blerjen e klubit.

Por, kishte shqetësime të mëdha nga ministrat britanik se mbi katër miliardë euro do të shkonin në duart e Abramovich, personit që konsiderohet i afër me Vladimir Putinin.

Lexo po ashtu Tjetër rrjedhë te Chelsea për kalimin e pronësisë së klubit te Boehly, përfshihet tani edhe ish-drejtor ekzekutiv i UNICEF-it

Mirëpo, tashmë thuhet se mandati rus ka siguruar se të gjitha ato para do të shkojnë për bamirësi në Ukrainë, pas shkatërrimit që po i bënë shteti rus.

Miratimi i Qeverisë së Britanisë së Madhe për shitje duhet të japë gjithashtu dritën e gjelbër për planin e Abramovich që të ardhurat nga shitja e klubit ti dhurohen një fondacioni të ri bamirësie për viktimat e luftës së Ukrainës ndaj agresorit rus. /Telegrafi/

 

Exit mobile version