Telegrafi

Qeveria duhet të heqë tatime të tjera

Kjo u tha ne tryezen e rrumbullakët “Zbatimi i politikave të reja fiskale”, organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosove.

“Objektiv kryesor të Odës sonë, ATK-së dhe Doganave në këtë tryezë janë që përmes një partneriteti të fuqishëm publiko-privat të ndikojmë në ngritjen e vetëdijes dhe edukimit të gjitha palëve të interesit për mundësinë e deklarimit të plotë qarkullimit të mallrave dhe importuara dhe të eksportuara. Të ndikojmë në rritjen e buxhetit të Kosovës dhe të ndikojmë pozitivisht në përmirësimin e klimës për investime, e cila përfundimisht do të përmirësojë edhe jetën e qytetarëve të Kosovës”, tha kreu i Bordit të OEAK-së, Dalipi. 

Sipas tij, shumica vendeve në transicion edhe Kosova po përballet me sfida të brendshme dhe të jashtme, por sipas tij një nga prioritetet për këtë vit është lirimi nga TVSH-ja për shërbimet e eksportuara.

Nga ana tjetër, Naim Huruglica, drejtor i Doganave të Kosovës, ka theksuar se nga ndryshimi i normës tatimore është pritur një rritje e të hyrave në kufi, por sipas tij ka rënie, e cila do të reflektojë në të hyrat më pak në kufi.

“Ne sot e kësaj dite përballemi me nivelin e kontrabandimit, por problemi i kontrabandimit shfaqet në dy forma është që quhet një kontrabandim tradicional që njerëzit mendojnë që përmes vijës së gjelbër ose vendkalimeve ilegale dhe aty kemi bërë përpjekje dhe problemet kanë qenë kryesisht në veri të Mitrovicës. Por me vendosjen e EULEX-it ka një sukses të dukshëm me periudhën e mëhershme, nuk them që është 100 % në kontroll, por është shumë më mirë”, ka thënë Huruglica.

Ndërsa Sakim Imeri, zv. drejtor në Administratën Tatimore të Kosovës ka përmendur uljen e tatimit në korporata që është një ndryshim rrënjësor.

“Te tatimi në të ardhura të korporatave norma e tatimit në të ardhura ulet nga 20 në 10 %. Pra, ndryshimi rrënjësor është ky. Norma e tatimit në dividim për interesa, kamata ulet nga 20 në 10 % dhe norma e tatimit të mbajtur në burim për qiratë ulet nga 16 në 9 %”, ka theksuar Imeri. /telegrafi/