Telegrafi

Qeveria do të falë borxhe

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot që të themelojë një komision i cili do të shqyrtonte mundësinë e faljeve të borxheve për kategori të ndryshme shoqërore deri në periudhën në dhjetor të vitit 2008.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se falja e borxheve do të jetë një stimulimin për ekonominë vendore.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme të qeverisë është debatuar kërkesa për të dërguar një njësi të FSK-së në një operacion humanitar në Shqipëri. Por, kjo procedurë duhet të aprovohet nga presidentja e vendit, raporton Klan Kosova.

Falja e borxheve, sipas një kumtese të lëshuar nga qeveria e Kosovës, do të bëhet nga ana institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike për borxhet që i kanë qytetarët deri më 31 dhjetor të vitit 2008

“Komisioni brenda një muaji do të shqyrtojë të gjitha mundësitë dhe do t’ia rekomandojë vendimin Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar se ky vendim do të stimulojë edhe më shumë zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në një kumtesë të lëshuar nga Qeveria.

Pos këtyre temave, ekzekutivi ka shqyrtuar edhe disa propozim -vendime për çështje të ndryshme, ndërsa është folur edhe për koncept dokumentin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. /Telegrafi/