Telegrafi

Qeveria do ta japë me koncension për 40 vjet minierën e Sibovcit

Burime brenda qeverisë i kanë thënë KTV-së në kushte anonimiteti se Termocentrali “Kosova e Re”, do të ndërtohet sipas modelit 1000+1000, që do të thotë se për fillim do të ndërtohet vetëm 1000 megavat për të vazhduar edhe me 1000 të tjerë më vonë.

Madje, ndaj këtij tenderi është treguar edhe me e butë qeveria, e cila sipas burimeve të lartpërmendura ka vendosur që kompanisë fituese të tenderit t’ia japë edhe minierën e Sibovcit me koncesion për 40 vjet, sa edhe parashihet jetëgjatësia e tij.

Ideja e koncesionit 40-vjeçar dhe 2000 megavatët janë kritikuar vazhdimisht si të dëmshme për Kosovën nga shoqëria civile, parti opozitare dhe ekspertët në këtë lëmi.

Në anën tjetër, pak orë pas njoftimit të qeverisë nga gara është larguar kompania RWE-AG nga Gjermania. 

Tash, gara deri nesër mbetet mes tri kompanive: Konsorciumi ÇEZ and AES corporation nga Republika Çeke dhe SHBA-ja, konsorciumi EnBW and WGI nga Gjermania dhe SHBA-ja, konsorciumi Enel and Sencap nga Italia dhe Greqia.