Telegrafi

Qeveria do ta heqë pagesën kufitare për bashkatdhetarët

Ky vit do të jetë më pak i kushtueshëm për bashkatdhetarët tanë që zgjedhin të vijnë me vetura, pasi që qeveria shumë shpejtë do të heq pagesën prej 35 euro që njihet si kartoni i gjelbër.

Kjo çështje është ngritur në mbledhjen e Komisionit për Buxhet dhe Financa, ku kryetari i këtij komisioni, Naser Osmani ka thënë se janë duke i shikuar të gjitha mundësitë ligjore që kjo pagesë të hiqet.

Ai po ashtu ka thënë se ekziston baza ligjore dhe se për këtë është konsultuar me guvernatorin e Bankës Qendrore nga i cili ka kuptuar se ka mundësi ligjore.

Ai ka shtuar se kompanitë e sigurimit janë ato që kanë prishë marrëveshjen me Byronë e Kartonit të gjelbër.

Për këtë iniciativë janë pajtuar edhe anëtarët e komisionit.

Po ashtu, në këtë komision është bërë e ditur se në vendimin e qeverisë për ndryshimet e akcizës në vendimin e kryeministrit ka qenë një gabim teknik ku nuk është theksuar se me ndryshimet e fundit në akcizë është heq akciza për importin e veturave të reja. /Telegrafi/