Telegrafi

Qeveria do që t’i mbajë minierat dhe flotacionet e “Trepçës”

Synimi për të ardhmen e “Trepçës” gjendet në deklaratën financiare të Projektligjit për ndryshimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, shkruan sot Koha Ditore.

Projektligji i miratuar në Qeveri, me të cilin do t’i zgjatet status-quoja për një kohë të gjatë “Trepçës”, ka të bashkëngjitur edhe një dokument – deklaratën financiare.

Në të thuhet se minierat dhe flotacionet të ndahen nga ndërmarrja shoqërore “Trepça” dhe të shndërrohen në ndërmarrje publike me pronar Republikën e Kosovës.

Një burim ka thënë që shteti i do në pronësi minierat dhe flotacionet në Stantërg; minierat dhe flotacionet në Kishnicë dhe Artanë; minierat dhe flotacionet në Kopaonik e Leposaviq; Metalurgjinë e plumbit në Zveçan; dhe Metalurgjinë e zinkut në Mitrovicë.

Janë 14 njësi të tjera të “Trepçës” që Qeveria do që të privatizohen. /Telegrafi/