Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka diskutuar për koncensionin e minierave në fshatin “Illovicë”, të komunës së Bosillovës.
Qeveria e ka obliguar ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi që në seancën e parë qeveritare, ta informojë Qeverinë për të gjitha procedurat administrative dhe gjyqësore (vendime, përfundime dhe informacione) që ndërlidhen me eksploatimin e mineraleve – bakër dhe ari në fshatin Illovicë, komuna e Bosillovës, duke filluar nga vendimi i parë dhe deri më sot.
Është vendosur që pas informacionit deri te Qeveria, Ministria e Ekonomisë t’i shpërndajë të gjitha informacionet në të dhe me gazetarët dhe publikun.
Para disa ditëve në Shkup u mbajt protestë kundër punimeve në minierën e Illovicës. Banorët janë kundër që të vazhdojnë punimet në këtë zonë.