Telegrafi

Qeveria dhe ushtria amerikane pëlqejnë Androidin

Momentalisht, asnjë informatë nuk guxon të dërgohet me telefon, përveç nëse përdoret lidhja me siguri të veçantë fizike. Në ndërkohë janë duke punuar në një version të posaçëm të Androidit për nevojat e tyre.

Projekti i sistemit të veçantë të sigurisë, në të cilin po punojnë DARPA dhe NSA (të cilët prapëseprapë kanë edhe një version tjetër të vetin), nuk do të përfshij zhvillimin e telefonave të veçantë, për shkak se kjo është tepër e shtrenjtë, por do të blihen pajisjet në shitje komerciale dhe do të flash-ohen me versionin e posaçëm të Androidit, pas cilës gjë i njëjti fillimisht do ti shpërndahet ushtarëve të caktuar, pastaj agjentëve federal dhe më pastaj të tjerëve. Vendimi për adaptimin e Androidit u mor pasi që shpresat për përdorimin e iOS-it dështuan për shkak se Apple nuk ishte i gatshëm të dorëzonte kodin burimor të sistemit. Androidi i këtillë do të lejoj instalimin e aplikacioneve të rinj, por me kufizime dukshëm më të mëdha të sigurisë.

Mjaftë interesant është të shihet nëse DARPA do të hap kodin i cili përmban përmirësimet e sigurisë ose nëse do ta kthej projektin ose komercializoj atë, siç është bërë me projektin Siri. /Telegrafi/