Telegrafi

Qeveria dhe PTK financojnë ndërtimin e 45 shtëpive

Me këtë rast Kryeministri Thaçi është shprehur se marrëveshja e nënshkruar në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe PTK-së përfshin përfundimin e një projekti për ndërtimin e 45 shtëpive për kategoritë e rrezikuara të shoqërisë kosovare, shtëpi për kategoritë pastrehë, për invalidët dhe veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, familje me gjendje të rëndë sociale, familje të viktimave të luftës dhe për familjet e minoriteteve.

“Ne do të vazhdojmë në mënyrë të pakursyer, të ndihmojmë në këtë drejtim brenda mundësive dhe kapaciteteve që kemi si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe PTK”.

Ndërkaq Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxha u shpreh se në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, PTK-ja më në fund ofron një ndihmë prej afër gjysmë milion euro për ndërtimin e 45 shtëpive.

“Këto shtëpi, kryesisht do të jenë për familje të rrezikuara. Shpresojmë që të mos ketë familje të tilla në të ardhmen, por ne do të bëjmë çmos që t’i zbusim këto gjendje të vështira”. /Telegrafi/