Site icon Telegrafi

Qeveria dhe opozita i votuan disa ligje reformuese në Kuvendin e Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të vazhdimit të seancës së 22-të me 86 vota “për” sollën ndryshimet dhe përmbushjet ligjore të Ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve, me procedurë të shkurtuar. Për ndryshimet votuan edhe deputetët e OBRM-PDUKM-së të cilët zyrtarisht janë kthyer në punët e Kuvendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Nevenka Stefanovska, nga radhët e OBRM-PDUKM-së tha se grupi punues i cili ka punuar për këto ndryshime, tha se opozita ka pasur 11 propozime dhe mbi këto janë bërë intervenime në tekst.

“Jemi të vetëdijshëm se ligji nuk është ideal, por shumë më i mirë nga ai i mëhershmi çka ishte propozuar nga LSDM, tha Stamenkovska para deputetëve.

Kuvendi vazhdon punimet me pikën 41-të të ditës, ndërsa pastaj do të votohen edhe për ligjet reformuese propozimet e ngelura nga seanca e 34-të dhe 35-të. /Telegrafi/

Exit mobile version