Telegrafi

Qeveria dhe opozita vazhdojnë bisedimet për ligjin e Prokurorisë

Përfaqësuesit e qeverisë dhe opozitës sot vazhduan bisedimet mbi ligjin mbi Prokurorinë Publike, i cili duhet të zgjidhë statusin e ardhshëm të PSP-së, konfirmojnë nga Qeveria për AIM-në.

Këto janë bisedime në një nivel më të ulët teknik dhe jo midis grupeve punuese të udhëhequra nga ministrja e drejtësisë Renata Desskoska dhe negociatori nga OBRM-PDUKM, Toni Menkinovski.

Kryeministri Zoran Zaev sot në një konferencë për shtyp se do të gjendet një zgjidhje që qeveria tashmë ka pranuar disa propozime nga opozita dhe se po shqyrton propozim ligjin e propozuar nga OBRM-PDUKM.

Zaev përjashtoi mundësinë e kushtëzimit të mbështetjes së opozitës për ligjin duke mbajtur zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Për Propozim ligjin për Prokurorinë Publike të propozuar nga Qeveria, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka caktuar seancë për më 27 gusht./Telegrafi/