Pas pauzës për shkak të zgjedhjeve lokale, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot vazhduan diskutimin për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Qëndrimet e deputetëve të partive qeverisëse dhe opozitës edhe në vazhdimin e sotëm, si edhe më herët janë diametralisht të kundërt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shumica parlamentare thotë se ligji do të kontribuojë për rritjen e bashkëjetesës në shtet, se nuk e prish karakterin unitar të shtetit dhe është në pajtim me Kushtetutën, ndërsa sipas tyre se kanë të drejtë flet edhe rezultati i zgjedhjeve lokale.
Opozita maqedonase në Kuvend edhe më tej mbetet në qëndrimin se propozim-ligji është në kundërshtim me Kushtetutë dhe se më të shkelen procedurat dhe se do të sjell dygjuhësi në gjithë shtetin, ndërsa diskriminohen edhe bashkësitë etnike më të vogla.
Kjo është vazhdimi i shtatë i debatit për ligjin për gjuhët, pas vazhdimit të gjashtë në seancën e 15-të, e cila u mbajt para zgjedhjeve lokale./Telegrafi/