Pozita e fitoi opozitën, por i humbi gjyqtarët me ligjin e ri për gjykatat. Ndryshimet e Ligjit për gjykatat dhe për Këshillin Gjyqësor parashikojnë kritere më të larta për gjyqtarët. Sipas ndryshimeve të reja nga 200 penat maksimal çka mund t’i fitoj një gjyqtar, pjesën më të madhe të tyre 120 poenë fitohen për cilësi në pun, ndërsa të tjerat 80 për kuantitet në Kuvend. Dispozitat e harmonizuar në mes pozitës dhe opozitës për shkarkimin e gjyqtarëve, nuk parashikohen në ndihmë tek njeriu i parë i Shoqërisë së gjyqtarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Elemnti tjetër kyç në reformat për ligjet për gjykata është ndrshuar dhe rritur numri i arsyeve të cilat mund të sjellin deri tek shkarkimi i gjyqtarit. Në emisionin “360°” zv. ministri u ballafaqua edhe me faktin se Këshilli Gjykatës në disa raste ka lënë pas dore vlerësimet dhe kanë avancuar kandidat të cilët nuk kanë pasur poenat e duhura.
Për paketën e reformave ligjore në gjykata, Këshilli Drejtues i Shoqërisë së gjyqtarëve do marr qëndrim ka mesi i muajit maj. Për të gjitha pikat kontestuese është dakorduar që të respektohet qëndrimi i Komisionit të Venedikut e cila pritet të vijë në fillim të verës. /Telegrafi/