Site icon Telegrafi

Qeveria dhe opozita greke përplasen për çështjen e emrit me Maqedoninë

Çështja e emrit vazhdon të mbetet një ndër mosmarrëveshjet kryesore mes opozitës dhe Qeverisë greke. Agjencia e lajmeve greke, shkruan se MPJ-ja greke në mënyrë jozyrtare ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të përgjegjësit për politikë të Jashtme të Demokracisë së RE, Jorgos Kumutzakos, njofton Shenja.

Sipas këtij mediumi, nga MPJ e karakterizojnë si procedurë joadekuate qëndrimin e opozitës greke për të vendosur në llogari të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe ministrit Nikos Kocias, qëndrimet e homologut të tij nga Maqedonia, Nikolla Dimitrov.

Më tej thuhet se tani më është koha që Demokracia e re të tregojë seriozitet elementar në çështjet nacionale greke dhe se partia opozitare nuk ka të drejtë të vendosë në llogari të Qeverisë qëndrimet e vendeve të treta. Po ashtu, theksohet se shefi i diplomacisë greke që nga 7 marsi i vitit 2015 ka parashtruar qartë çështjet me irredentizmin dhe se pa ballafaqim efikas me ato, nuk mund të ketë zgjidhje. Ndërsa, në ato korniza është edhe riemërtimi i aeroportit dhe autostradës.

Ndërkohë, dje Jorgos Kumucakos nga Demokracia e Re, nëpërmjet një deklarate të shkruar ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, i cili pas takimit me Kociasin, tha se dy grupet punuese kanë punuar në tekst për parandalimin e irredentizmit nga të dyja palët. Ai ka kritikuar diplomacinë greke se pranon pretendimet e Shkupit se Greqia ka aspirata irrendetiste.

Kumutzakos po ashtu ka kërkuar nga MPJ-ja greke që të përgjigjet “për çka ka biseduar dhe për çka është pajtuar me palën tjetër”.

Exit mobile version