Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) kumtoi se duke fillaur nga nesër hyn në fuqi vendimi për verifikim të orarit të punës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ministritë dhe organet tjera të udhëheqësisë shtetërore.
“Sipas dispozitave të Vendimit, çdo i punësuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ministritë dhe organet tjera shtetëore ka të drejtë të arrijë në vendin e punës ndërmjet orës 7:30 dhe 8:30 dhe të largohet nga vendi i punës në periudhën në mes 15:30 dhe 16:30, duke plotësuar obligimin e 8 orë pune në ditë. Secili organ i udhëheqjes shtetërore duhet të sigurojë sistem për evidencë të orarit të punës, me qëllim të kontrollit më efikas gjatë hyrjes dhe daljes së të punësuarve”, thuhet në kumtesën e MSHIA.
Në kontekst të të drejtave të përgjithshme të personave të punësuar në udhëheqësinë shtetërore, siç thuhet, nënkuptohet edhe e drejta e të punësuarve për orar pune me renditje të caktuar për plotësim më efektiv të detyrave të punës, në kuadër të kornizave pozitive ligjore./Telegrafi/