Qeveria e Republikës së Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.
Përmes një komunikate për media, Qeveria e Kosovës konsideron se ky akt i rëndë i kryer ndaj Zogajt është sulm ndaj institucioneve të Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të kryesve të tij”.
Duke i uruar z. Zogaj shërim sa më të shpejt, Qeveria e Kosovës, fton bartësit e detyrave të rëndësishme shtetërore që të vazhdojnë punën dhe përkushtimin e tyre për mbarëvajtjen e institucioneve dhe proceseve demokratike, si parakusht i luftimit të dukurive negative dhe kryerësve të tyre, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/