Qeveria e Kosovës ka dënuar aktin e sulmit mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasbourg, si dhe shkatërrimin e Stemës së Republikës së Kosovës dhe heqjen e flamurit shtetëror nga objekti i Konsullatës.
“Sulmi që ndodhi në fundjavën e kaluar mbi Konsullatën e Përgjithshme dhe shkatërrimi i simboleve shtetërore, është një akt i papranueshëm që cenon integritetin e shtetit të Kosovës. Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Qeveria e Kosovës ka shprehur indinjatën e thellë ndaj këtij akti dhe duke vlerësuar angazhimin e menjëhershëm të organeve franceze, kërkon nga ato që të zbulojnë dhe të kapin autorët si dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.
Lidhur me këtë sulm ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili ka bërë thirrje që të gjenden fajtorët dhe të garantohet siguria e diplomatëve të Kosovës që gjenden në Strasburg.
“E dënoj ashpër sulmin vandal ndaj Konsullatës së Kosovës në Strasburg. Ftoj autoritetet t’i gjejnë personat përgjegjës dhe ta garantojnë sigurinë e diplomatëve tanë atje”, ka shkruar Hoxhaj në Tëitter.
Konsulli i Kosovës në Strasburg bëri të ditur për këtë ngjarje në një postim në Facebook. Ai njoftoi se ngjarja ka ndodhur gjatë vikendit. /Telegrafi/
Strongly condemn the vandal attack against #Kosovo Consulate in #Strasbourg! We urge authorities to undergo investigations to find those responsible, and assure the safety of our diplomats. pic.twitter.com/5vHvh0sy9U
— Enver Hoxhaj (@Enver_Hoxhaj) February 26, 2018