Telegrafi

Qeveria britanike rritë kontrollin ndaj Bankës së bashkuar Lloyds-HBOS

Qeveria u obligua se do të intervenojë me 28 miliardë stërlina shtesë para shtetërore në dy vitet e ardhshme, që ta mbulojë humbjen e madhe të bankës dhe praninë e përqindjes së madhe nga të ashtuquajturat mjete të "dëmshme dhe të rrezikshme" bankare.

Lloyds grupacioni ishte i detyruar të kërkojë intervenim të ri nga shteti për shpëtim të saj, pasi u kuptua se në fund të vitit 2008 e "goditura" rëndë banka HBOS ka humbje prej 11 miliardë stërlina, shumë më tepër se sa është pritur.

Lloyds TSB dhe grupacioni HBOS, që e përbëjnë bankat skoceze "Halifax" dhe "Bank of Scotland" janë detyruar të bashkohen në një organizatë të madhe bankare Lloyds Banking Group në tentimin e Qeverisë që ta shpëtojë nga dështimi bankën HBOS.

Kontrolli i tanishëm i mjeteve të rrezikuara te dy kompanitë paraprakisht të ndara bankare treguan se madje 83 për qind prej tyre i takojnë HOBS-it, ndërsa 17 për qind në paraprakisht më të voglën, por më funksionalen Lloyds TSB bank.

Një përfaqësues i Ministrisë britanike të Financave paradite sqaroi se patjetër duhej të merrej vendimi i tillë për pjesëmarrje të rritur në organizatën e bashkuar bankare, të cilën tani Qeveria pothuaj tërësisht e kontrollon.

Drejtori ekzekutiv i Lloyds, bankari amerikan Eric Daniels, për të cilin lidhen të gjitha sukseset e mëparshme të kësaj banke, paraprakisht deklaroi se nuk mund të mbesë në bankë, të cilën shteti e posedon në më shumë se 50 për qind, por deri tani nuk ka paralajmërim nëse ai do të tërhiqet. Në disa qarqe qeveritare tani bëhet presion që ai të ndërrohet me njeri tjetër në atë post, duke e akuzuar për "arritje katastrofale" të grupacionit të bashkuar bankar.