Para përballjes me Kosovën në Prishtinë në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, qeveria britanike e ka publikuar një udhëzim për tifozët anglezë që do të udhëtojnë për ta përcjellë këtë ndeshje.
Në mesin e pjesëve teknike për udhëtimin, në këtë artikull janë publikuar edhe disa udhëzime për tifozët gjatë kohës sa janë në Prishtinë.
“Parkingu rreth stadiumit nuk lejohet në ditët e ndeshjeve, për shkak se rrugët bllokohen nga policia. Për standardet e Britanisë, ka shumë taksi dhe ata janë të lirë, edhe pse disa automjete mund të mos jenë në gjendje të mirë”, shkruhet në udhëzimin e publikuar nga qeveria britanike, përcjell Telegrafi.
Qeveria britanike, qytetarëve të saj u rekomandon që të mos pihet uji nga çezma.
“Ne ju rekomandojmë që të mos pini ujë nga reshmja deri sa jeni në vizitë në Kosovë”, përfundon udhëzimi. /Telegrafi/