Telegrafi

Qeveria britanike në aksion për shpëtimin e bankave

Pas këtij hapi deri tani të pavërejtur, Qeveria britanike do të bëhet aksioneri më i madh në së paku dy banka – "HBOS" dhe "Royal Bank of Scotland", botoi Sunday Times.

Gazeta shkruan se "Royal Bank of Scotland", vlera e tregut e së cilës ra nën 12 miliardë paundë, ka kërkuar nga Qeveria 15 miliardë paundë para të gatshme.

"HBOS", kreditori më i madh hipotekar britanik, ka kërkuar 10 miliardë paundë, "Lloyds TSB", e cila është në procesin e blerjes së "HBOS"-së për ta shpëtuar nga falimentimi, i nevojiten 7 miliardë, ndërsa "Barklays" ka kërkuar 3 miliardë paundë.

Ministri britanik i Financave Alister Darling, tha se Qeveria do të publikojë më shumë detaje për planin për shpëtimin e bankave britanike, me vlerë prej 400 miliardë paundëve, në fillim të javës.