Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar licencën që lejon shitjen e Chelseat.
Liga Premier konfirmoi dje (e martë) se Todd Boehly ka dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e kërkuara dhe kishte kaluar procesin te qeveria britanike.
Tani, edhe instancat më të larta britanike kanë larguar sanksionet ndaj Chelseat dhe klubit është në duart e pronarëve të rinj.
“Hapat e sotëm do të sigurojnë të ardhmen e kësaj pasurie të rëndësishme kulturore dhe do të mbrojnë tifozët dhe komunitetin e gjerë të futbollit”, thuhet në njoftimin e qeverisë britanike.
Chelsea tani mund të shesë, huazojë apo transferojë lojtarë, të shesë fanella, bileta dhe gjërat e tjera që mund të posedojnë tifozët.
The Blues ishin në duart e Roman Abramovichit, miliarderit rus që u sanksionua nga autoritetet britanike me të filluar agresioni ndaj Ukrainës, duke i dhënë kështu fund epokës së tij afro 20 vjeçare. /Telegrafi/