Site icon Telegrafi

Muharremaj i reagon ashpër Qeverisë pasi bllokoi qasjet e gjithë zyrtarëve financiarë të Komunës së Suharekës

Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë veprimin e bllokimit të xhirollogarisë bankare të Komunës së Suharekës, për shkak të detyrimeve që dalin nga kontrata kolektive.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar rreth këtij vendimi.

Në llogarinë e tij në platformën sociale Facebook, e cilësuar situatën si shqetësuese, duke bërë thirrje për ndërhyrje të Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se bllokimi i fondeve po ndikon direkt në financimin e projekteve të planifikuara të komunës.

“Kemi obligime financiare për projektet që i kemi planifikuar, dhe nuk duhet të mbetemi peng i një marrëveshjeje që duhet të zbatohet nga Qeveria e Kosovës.

“Pasojat tashmë po i bartim ne si komunë. Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të veprojë urgjentisht, pasi situata e rënduar financiare do të përkeqësohet edhe më tej,” u shpreh Muharremaj./Telegrafi/

Exit mobile version