Telegrafi

Qeveria blen pajisje kompjuterike dhe softuerë

Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ka publikuar shpallje për furnizim të pajisjes dhe softuerit informatikë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Vlera pa TVSH e këtij furnizimi është 3 milionë denarë apo diku rreth 50 mijë euro. Sipas shpalljes kërkohen kompjuterë personal, kompjuterë portativ, shtypës, pajisje për siguri “Firewall”, lexues portativ i kodeve dhe shtypës termik.

Kriteri kryesor për të fituar kontratën është çmimi më i lirë i ofruar./Telegrafi/