Site icon Telegrafi

Qeveria bashkëpunon tinëz me UNMIK-un

Misioni i OKB-së nuk ia njeh shtetësinë Kosovës.

Disa herë autoritetet vendore kanë kërkuar largimin e tij. Kanë folur edhe për reduktim bashkëpunimi, shkruan sot Koha Ditore.

Por bashkëpunimi është duke u vazhduar, vetëm se ekzekutivi e mban fshehtë atë. Vetëm gjatë shkurtit, tre ministra janë takuar me shefin e UNMIK-ut.

Ndërkaq, pas një muaji, MPJ-ja ka në plan ta organizojë një konferencë ndërkombëtare, e në të cilën pritet të participojë edhe ky mision i OKB-së.

Njohës të së drejtës ndërkombëtare kanë thënë se institucionet duhet ta trajtojnë UNMIK-un si “elefantin në dhomë”, i cili as mund të largohet, as mund të vritet.

Foto: Arkiv

Exit mobile version