Site icon Telegrafi

Qeveria australiane ka paguar 10 milionë euro për një video promovuese me Kylie Minogue

Kylie Minogue (Foto: Brendon Thorne/Singapore GP via Getty Images/Guliver)

Ylli i muzikës pop, Kylie Minogue, e ka rolin kryesor në një video të re promovuese të Australisë, përmes së cilës i fton turistët britanikë që ta vizitojnë vendin e saj.

Në klipin e këngës treminutëshe të titulluar “Matesong”, këngëtarja paraqitet krahas personaliteteve të tjera australiane, si komiku Adam Hills, tenisti Ash Barty dhe lojtari i kriketit, Shane Warne.

Minogue dhe të tjerët pjesën më të madhe të kësaj reklame ua kushtojnë britanikëve duke kërkuar nga ata që të shkojnë të relaksohen në kohën e pasigurisë në lidhje me Brexit-in.

Kjo reklamë ka kushtuar 15 dollarë australianë (10 milionë euro), ndërsa qeveria australiane shpreson të tërheqë sa më shumë vizitorë për ta rritur ekonominë dhe rajonet rurale që janë goditur nga thatësia dhe zjarret.

Ndërkaq, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar me kritika të shumta kundrejt kësaj videoje për shkak të shpenzimit të madh. /Telegrafi/

Exit mobile version