Telegrafi

Qeveria: Asociacioni nuk është çështje mes Kosovës dhe ShBA-së, dhe nuk është betejë personale e Kurtit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha të premten se themelimi i Asociacionit të komunave më shumicë serbe nuk është çështje mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryeziu tha se kjo çështje nuk është as betejë personale e kryeministrit Albin Kurti.

Këto deklarata ai i bëri në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, pasi u pyet për deklaratën e kryeministrit se Asociacioni mund të të adresohet te plani franko-gjerman, e cila deklaratë u pa si zbutje e tij sa i përket qëndrimeve të tij për këtë çështje.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu

Kryeziu tha se pozicionet zyrtare të Qeverisë vijnë nga shqetësimet e tyre të kamotshme.

“Së pari pozicionet tona zyrtare vijnë nga shqetësimet tona të kamotshme atë se çfarë paraqet ky Asociacion. Nuk është betejë personale e Kurtit është manifestim i qëndrimeve të kamotshme mbi atë marrëveshje”.

Ai gjithashtu tha se Qeveria e sheh të përshtatshme që të bëhet finalizimi i dialogut.

“Dhe së dyti ndajmë bindjen me partnerët ndërkombëtarë që është një kohë e përshtatshme që pas shumë vitesh që u bënë dialog nga viti 2011 e tash të këtë një diskutim më të hapur që ka finalizimin e tij, ky është edhe angazhimi ynë”, shtoi Kryeziu.