Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Bashkimin Evropian për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, i cili është aprovuar deri në vitin 2018..
Kryeministri Isa Mustafa, para kabinetit qeveritarë ka njoftuar se mbrëmë kanë marrë letrën kthyese nga përfaqësuesja e lartë, Federica Mogherini dhe sot e kanë proceduar këtë në mbledhje të Qeverisë.