Site icon Telegrafi

Qeveria aprovon kërkesën e KQZ-së për shpenzimet gjatë fushatës në Drenas

Në mbledhjen e Qeverisë sot është aprovuar kërkesa e KQZ-së për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në Drenas.

Shuma e mjeteve të ndara për këto zgjedhje janë 221 mijë euro, edhe pse me kërkesë të KQZ-së ishin kërkuar 338 mijë euro, të parapara edhe për balotazh nëse është e nevojshme.

Qeveria gjatë mbledhjes ka shqyrtuar edhe agjendën për reforma evropiane, ku zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka treguar për implementimin e Marrëveshjes së MSA-së dhe kriteret që duhet të zbatohen nga Kosova në vijën e reformave të kërkuara nga BE-ja.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se agjenda e reformës evropiane ka rëndësi të madhe për Kosovën.

Sipas tij, zbatimi i MSA-së është një paraprirje për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Qeveria miratoi edhe një varg propozim vendime për shpronësime.

 

Foto: Arkiv

Exit mobile version