Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar edhe vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), për vendosjen e masave mbrojtëse për qumështin që importohet nga Bosnja e Hercegovina.
“Kabinete qeveritar ka miratuar vendimin për shfuqizimin e vendimit 02/57 të datës 17.07.2018 që obligon Doganën e Kosovës për zbatim të vendimeve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për vendosjen e masës së përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve, perimeve dhe për importin e qumështit me origjinë nga Bosnjë dhe Hercegovina”, është thënë në njoftimin e Qeverisë pas mbledhjes së Kabinetit Qeveritar, shkruan Telegrafi.
Ndryshe shpesh është thënë se qumështi nga importi rrezikon industrinë vendore të qumështit. /Telegrafi/