Telegrafi

Qeveria amerikane merr masa për zbutjen e krizës së shtëpive

Burime të afërta me bisedimet ndërmjet zyrtarëve të administratës së presidentit Bush dhe drejtuesve të kompanive thonë se të dyja palët i diskutuan planet dje.

Sipas planit, qeveria federale mund të përdorë para nga taksat për të paguar humbjet e dy kompanive, ndërkohë që drejtuesit e tyre do të zëvendësoheshin.

Rënia e tregut të shtëpive në Shtetet e Bashkuara u ka kushtuar Fredi Mekut dhe Feni Meit miliarda dollarë. Këto dy kompani shërbejnë si garantuese, ose zotërojnë gjysmën e kredive për blerje shtëpish në Shtetet e Bashkuara. Mbarëvajtja e tyre ndikon te mbarë ekonomia amerikane. /WOA/