Site icon Telegrafi

Qeveria Amerikane mbështetë ndërtimin e çerdhes 400 mijë euroshe në Gjilan

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë vizitës që i ka bërë punimeve në ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania”, ka thënë se ky projekt po mbështetet nga qeveria amerikane.
Në një njoftim thuhet se Haziri ka theksuar se mbështetja e qeverisë amerikane vjen si rezultat i performancës së mirë në Komunën e Gjilanit.

“Qeveria amerikane e ka zgjedhur ta përkrah Gjilanin në ndërtimin e çerdhes moderne në “Dardani” falë performancës së mirë dhe disiplinës së ashpër buxhetore, por edhe transparencës dhe kritereve të tjera, që USAID i ka parashtruar për Komunën e Gjilanit”, ka thënë Haziri.

Ai tha se me ndërtimin e kësaj çerdheje, kanë arritur t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat arsimore të kësaj lagjeje.

“Projekti për ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania” është për 15 mijë banorë dhe përfundimisht kemi arritur ta mbështesin propozimin e Drejtorisë së Arsimit dhe të prindërve të kësaj lagjeje që të kompletohet infrastruktura për institucionet parashkollore. Ky investim e plotëson nevojen arsimore për këtë pjesë të qytetit”, është shprehur Haziri.

Vlera e ndërtimit të çerdhes në “Dardani” është 400 mijë euro dhe është bashkëfinancim i Komunës me qeverinë amerikane.

Exit mobile version