Site icon Telegrafi

Qeveria Amerikane dhuroi pajisje për Agjencitë e Zbatimit të Ligjit në Kosovë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të dhuruar nga Qeveria Amerikane, përmes programit EXBS për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë Kufitare, Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit, Ministrinë e Financave-Dogana e Kosovës, Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.

“Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar i Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Isa Xhemajlaj, falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë në ngritjen e kapaciteteve për institucionet e sigurisë në Kosovë.

Ai theksoi se këto pajisje do të ngrisin edhe më tej cilësinë e kontrolleve të agjencive të zbatimit të ligjit dhe do të ndihmojnë zyrtarët e shtetit të Kosovës që të kenë më të lehtë të kryejnë veprimet e tyre operative”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa përfaqësuesi i EXBS-së, George R Clarke, theksoi se ndihma e sotshme është në kuadër të mbështetjes për Agjencitë e Zbatimit të Ligjit në Kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe do të ndihmojë edhe më tej në punën e përditshme të këtyre agjencive.

Ai falënderoi të gjithë Agjencitë e Zbatimit të Ligjit për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur deri më tani dhe shpreson se do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Pajisjet do të shërbejnë për zgjerimin e mundësisë që Qeveria e Kosovës përmes mekanizmave të zbatimit të ligjit të rritë sigurinë edhe më të madhe në kufi, për kontrolle më strategjie të tregtisë, analizë të riskut dhe veprimepër mbrojtje nga rrezatimi. /Telegrafi/

Exit mobile version