Telegrafi

Qeveria, 40 % buxhet më shumë për bujqësinë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur për 40% buxhetin për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes të cilit synohet rritja e të ardhurave në ferma, përmirësimi i aftësisë konkurruese të ndërmarrjeve agro-përpunuese, zëvendësimi i importit me produkte vendore, rritja e eksportit, mbrojtja e shëndetit publik, ripyllëzimi i sipërfaqeve pyjore dhe përmirësimi i jetës në zonat rurale.