Telegrafi

Qeveri miraton disa rregullore për shërbyesit civilë

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar disa rregullore që  kanë të bëjnë me shërbyesit civilë.

Në komunikatë thuhet se Qeveria ka miratuar Rregulloren për themelimin e Marrëdhënies së Punës me Kontratë për Periudhë të Caktuar; Rregulloren për Orarin e Punës, Pushimet dhe Vijueshmërinë e Zyrtarëve Publikë; Rregulloren për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr.15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil si dhe  Rregulloren për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil.

Në këtë mbledhje është  miratuar edhe kërkesa për ndarjen e 120 mijë eurove për fushatën sensibilizuese për Projektin e Regjistrimit të Popullsisë.