Site icon Telegrafi

“Qeveri – ktheja natës jetën!”, klubet dhe këngëtarët protestojnë të mërkurën

Klubet e natës në Kosovë bashkë me disa nga këngëtarët e njohur të estradës do të protestojnë.

Protesta do të mbahet të mërkurën më 14 korrik në sheshin Skënderbeu në Prishtinë duke filluar nga ora 20:00.

Në këtë protestë do të këndojnë Capital T, Dafina Zeqiri, Ermal Fejzullahu, Kida, Ledri Vula, Lumi B, Majk, Tayna,Yll Limani, Dj Banz, Dj Dagz dhe Dj Pm.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi ka kërkuar nga Qeveria që të hapen edhe klubet e natës pasi sipas tyre sezona e verës është më e rëndësishme për këto lloje të bizneseve.

“Më shumë se 1 vit e 5 muaj kemi bërë kompromis për t’i mbyllur bizneset tona, me shumë mund e sakrificë për t’u kujdes për punëtorë, për të likuiduar qiratë e kreditë, pa mbështetje financiare, pa mbështetje fiskale, pa strategji, pa vizion për turizëm, e tu e rreziku edhe diasporën tonë, remitencën tonë”, ka shkruar ai.

“Sezona e verës është pjesa më e rëndësishme e vitit për ekonominë dhe sektorin tonë, dhe duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike dhe në pajtim me gjendjen ekonomike të bizneseve tona, tash më shumë se kurrë gjatë pandemisë, është momenti që të HAPEMI!”, ka njoftuar ndër të tjera Kllokoqi./Telegrafi/

Exit mobile version