Telegrafi

Qetësuesit e dhembjes të mira edhe për prostatë

Megjithatë, pavarësisht këtij fakti ekspertët mjekësorë thonë se meshkujt nuk duhet t’i konsumojnë ato pa konsultimin me mjekë dhe nuk duhet të tejkalojnë sasitë e rekomanduara të këtyre barnave.

“Të dhënat tona thonë se nëse njerëzit i konsumojnë këto produkte për ndonjë problem tjetër, ato mund të ndihmojnë edhe parandalimin e problemeve tjera urologjike”, thotë Jennifer St. Sauver, një epidemiolog në Klinikën Mayo në Minnesota.

Sipas studiuesve konsumimi i barërave anti-inflamatore josteroidale çdo ditë, mund të ulë deri në 50% rritjen e gjëndrës së prostatës.

Sëmundja, e cila quhet hiperplazia beninje e prostatës, prek vetëm meshkujt edhe atë rreth moshës 40-vjeçare.