Qetësoni dhimbjet e stomakut dhe inflamacionet në stomak me ilaçe natyrale kundër gastritit
Emri gastrit është për lloje të ndryshme të inflamacionit të mukozës së lukthit.
Ato mund të jenë të shkaktuara me përdorimin e tepërt të ilaçeve, alkoolit, me bakterin Helicobacter pylori – simptomat janë të përziera, të vjella dhe rëndim në stomak.
Nëse simptomat zgjasin shumë, kërkoni ndihmën e mjekut, por kjo është mënyra se si t’i qetësoni simptomat e gastritit me ilaçe natyrale, transmeton Telegrafi.
Gastriti shfaqet kur ngarkohet sistemi i tretjes, posaçërisht me ushqime të cilat ndikojnë keq në mukozë. Ato janë ushqimet e përpunuara, ushqimet me shumë gluten, produktet e qumështit, ushqimi i thartë, si dhe një bollëk ëmbëlsirash.
Hapi i parë për të qetësuar gastritin është heqja e këtyre ushqimeve nga dieta juaj dhe shtimi i brokolit dhe boronicave të freskëta. Gjithashtu kontrolloni nëse jeni alergjik ndaj glutenit.
Ekstrakti i hudhrës
Ekstrakti i hudhrës mund të jetë efektiv në luftën kundër gastritit. Nëse sëmundja shkaktohet nga Helicobacter pylori, ky ekstrakt mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe atë. Ju mund të bëni ekstraktin tuaj duke shtypur disa thelpinj hudhër dhe duke pirë një lugë çaji me lëngun e përftuar prej tyre.
Probiotikët
Probiotikët janë një armë e shkëlqyer natyrore kundër gastritit. Ata futin baktere të mira në traktin tretës, duke shtypur kështu Helicobacter pylori dhe duke filluar procesin e shërimit të mukozës së stomakut.
Përveç probiotikëve të blerë, pasuroni dietën tuaj me ushqime të tilla si lakër turshi, kos, kefir dhe kombucha. /Telegrafi/