Telegrafi

“Qetësohu”, gjyqtari i ndeshjes Inter-Udinese rrëmbeu shfaqjen gjatë konfrontimit verbal me Deulofeun

Gjyqtari Juan Luca Sacchi ka dhënë disa fjalë këshilluese me ton të lartë për sulmuesin e Udineses, Gerard Deulofeu, gjatë ndeshjes me Interin, duke i bërtitur ‘qetësohu’ në fytyrë.

Udinese u mposht 2-0 në Giuseppe Meazza nga Interi në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.

Dy golat e Interit u shënuan nga Joaquin Correa, por edhe Udinese gjeti një gol të vonshëm me anë të Deulofeu, por që nuk u pranua si i rregullt.

Lexo po ashtu Interi fiton me lehtësi ndaj Udineses

Sulmuesi spanjoll u zemërua me vendimin dhe u zemërua edhe me gjyqtarin duke pasur një ballafaqim verbal.

Sacchi ishte i vendosur të mbulonte situatën dhe i tha Deulofeut të qetësohej.

Mund të jetë e vështirë të besohet, por kjo është ajo që gjyqtari tha tre herë: ‘Stai Calmo’ në italian apo në shqip “Qetësohu”.

Padyshim, mënyra se si tha ai jepte një ndjenjë tjetër veç qetësisë, por u tregua efektive pasi gjithçka përfundoi pa ekses dhe ndonjë kartonë. /Telegrafi/