Nju Jorku do të jetë nikoqir i 140 liderëve nga mbarë bota, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila do të nis të martën.
Lidhur me këtë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley, ka shkruar se SHBA-të janë gati për këtë javë. Ajo e ka quajtur si “qetësi para stuhisë” fillimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Duke filluar nga nesër, ne do të presim 140 udhëheqës të shteteve këtu në Nju Jork. Çka është e qetë sot, do të kthehet komplet në një kaos nesër. Le të jetë një javë e suksesshme”, ka shkruar Haley në një postim në Twitter.
Kujtojmë se edhe delegacioni nga Kosova në krye me presidentin Hashim Thaçi do të marrin pjesë në Asamblenë e OKB-së. Po ashtu në Nju Jork do të qëndrojë edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Zyra e kryeministrit ka paralajmëruar se shefi i ekzekutivit do të shfrytëzojë punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për takime me liderë botërorë. /Telegrafi/
Starting tomorrow we will be hosting 140 Heads of Country here in NYC. What is calm tonight will turn into complete chaos tomorrow. Here’s to a successful week! ?? #UNGA73 #CalmBeforeTheStorm #ProductiveChaos #USStrong @USUN pic.twitter.com/ZGey35SHGQ
— Nikki Haley (@nikkihaley) September 24, 2018